Erion Veliaj paralajmëroi me gjoba, PD i nxori prangat. Qytetarët ndotën dhe pastruan dyert Bashkisë Tiranë sot

Kryebashkiaku i tiranës Erion Veliaj shkruan se ata që dëmtojnë pronën publike do të paguajnë dëmet, duke retweet-uar kështu një follower në twitter, që e nxit me #makethempay, kryetarin që në një tjetër status siguron se bashkia nuk do të stepej para hunjve. "Nuk dorëzohemi para hurit jo!" dhe premton se fëmijët do ta kenë parkun gati me datë 1 Qershor. I surprizuar nga protestat dhe arkitekti gjerman Peter Wilson. Ai ka marrë përsipër të zgjerojë hapësirën për parkun e fëmijëve më 50% dhe mbron idenë e një projekti "që i jep Tiranës një aset të jashtëzakonshëm". Ajo "çfarë duhet për projektet e reja në qytete nuk është një publik kritik, por një publik kurioz, një publik që pyet çfarë është kjo apo çfarë mund të bëj këtu në të ardhmen që s’mund ta bëj tani" thotë për mediat.

Protestues, që nënkryetari i bashkisë Arbian Mazniku i quajti "disa qytetarë " të irrituar dje u përplasën me policinë dhe hodhën vezë e portokallinj kundër dyerve të bashkisë së tiranës. Demokratët iu bashkangjitën kësaj proteste që nuk ishte vetëm për parkun, por dhe taksat e larta të bashkise. Kaq u desh që rrjetet sociale të vlonin nga argumenti me statuse dhe foto nga arrestimet e protestuesve. Nuk munduan debate televizive dhe grindjet Live, mes këshilltarëve demokratë dhe socialistë në bashkinë e tiranës.

Ervin Salianji, Sekretar për aksionin qytetar në PD thotë në një debat televiziv se Bashkia e Tiranës pretendonte se kishte marrë një leje me 12 Shkurt nga Këshilli Kombëtar i Territorit ndërkohë që zv.kryetari i bashkisë e kam këtu me pamje video, në një emision tjetër televiziv te një kolegu juaj ka thënë se lejen e kishin në proçes. Mungesë informacioni apo paaftësi ? "Sot bashkia e Tiranës ka një tender për supervizimin e kësaj firme, e ka si datë limit 26 shkurtin. Me 26 Shkurt këta do të zgjedhin se kush është supervizori ndërkohë që puna ka filluar pa supervizim. Ligji e ndalon në mënyrë kategorike çdo fillim të punës publike, hedhjen e një centimetri rërë pa pasur më parë supervizim" tha Salianji te cilit i kundërpërgjigjet Mazniku po në atë debat: "Ku e ke parë ligjin ti që qytetarët paskan të drejtë të rrëzojnë pronën e tjetër kujt ?" pyet.

Një ditë pas protestës, Bashkia ka nisur sot lyerjen dhe pastrimin e godinës, po me taksat e qytetarëve që një ditë më parë e ndotën me vezë e fruta të prishura.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet