Fajtore për ''shpërdorim detyre'', gjykata jep vendimin për mjeken e Spitalin Amerikan

Një gjykatë në Tiranë ka vendosur 80 orë punë të detyruar për mjeken onkologe të spitalin Amerikan, Esmeralda Sera. Arsyeja pse ajo u gjet fajtore për 'shpërdorim detyre' dhe 'falsifikim dokumentash'. Fillimisht ajo u dënuar me 6 muaj burgim, e më pas (pas gjykimit të shkurtuar), Gjykata vendosi 80 orë punë të detyruar në shërbim të publikut. Sera për gati 5 muaj ka qënë nën lupën e prokurorisë së Tiranës, duke u verifikuar mbi procedurën e mjekimit të biznesmenit të njohur Donald Shena dhe mënyrën e marrjes së testamentit, veprim ky që është kryer në orët e fundit të jetës së tij. Për vdekjen e Donald Shena në spital dhe mënyrën e lëshimit të testamentit që u firmos vetem me gjyrmë gishti, prokuroria e Tiranës në 2018 ka hapur një dosje penale me nr.4327 ku për llogari të hetimit, ka pyetur dy herë edhe pronarin e Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, i cili ka dhënë sqarime për këtë dosje. Të njëjtën gjë, Prokuroria ka bërë me mjeken onkologe Esmeralda Sera, e cila ka ndjekur mjekimin e biznesmenit të njohur Donald Shena, i cili për shkak të sëmundjes së rëndë, fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital në 25 Maj 2018. Por objekti i hetimit të prokurorisë nuk ka qënë mjekimi i pakujdesshëm i pacientit Shena, por një testament pasuror që sipas prokurorisë mund të jetë marrë në mënyrë jo ligjore, duke u mbështetur nga dokumente të dyshuar si jo të vërteta të lëshuara nga mjekia e Spitalit Amerikan, Esmeralda Sera. Për veprimet e saj të dyshuar si të kundraligjshme, pasi ka lëshuar një vërtetim mjekësor të falsifikuar, në mënyrë që të bindte noteren Alma Burgaj, se pacienti Shenaj ishte i vetëdijshëm, mjekia Esmeralda Sera, është marrë e pandehur për dy akuzat. /diell-online.al/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet