Familjarët e Ardit Gjoklajt në dyert e Prokurorisë, kërkojnë informacion për hetimet

Familjarët e Ardit Gjioklajt, 17 vjeçarit të vrarë në lanfillin e Sharrës, janë paraqitur në Prokurori, ku janë takuar me prokurorin e çështjes, Julian Zonja. Ata kanë kërkuar informacion për hetimet e vrasjes së 17 vjeçarit. Burime nga Prokuroria, bëjnë me dije se janë duke pritur raportin e mjekësisë ligjore, ndërsa dy xhxhallarët e Arditit janë shprehur se do të kërkojnë vazhdimisht informacion për ecurinë e veprimeve. Për vrasjen e Ardit Gjoklajt janë arrestuar katër persona, ndërkohë një tjetër është shpallur në kërkim, Ata akuzohen se kanë shkelur rregullat e sigurisë gjatë punës. Nga hetimet është zbuluar se fadroma që mblidhte mbeturinat ka goditur 17 vjeçarin mëngjesin e 7 gushtit, duke i shkaktuar shembje të trupit dhe copëtim të gjymtyrëve. Në kovën metalike të fadromës, hetuesit kanë gjetur gjurmë gjaku që i përkasin Arditit. Të arrestuarit kanë pretenduar se nuk e njihnin të riun, ndërkohë punëtorët e tjerë kanë konfirmuar punësimin e tij në landfill.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet