Fati i 40 mijë refugjatëve sirianë në Greqi, diskutohet sot në Bruksel. Totozhani, ta përballojmë me mënyrë dinjtoze

Italia mund të përballet me një valë e re emigrantësh. Për këtë Ministri i brendshëm Angelino Alfano, në kontakt të vazhdueshëm me kryeministrin italian Matteo Renzi, pritet të vijë në Shqipëri javën që vjen.

Frika e italisë është dhe një tjetër.

Rojet bregdetare kanë bërë 12 operacione shpëtimi, duke u siguruar jetën 1467 emigrantëve. BBC thotë se nga datat 14 deri në 16 Mars, patrulla italiane në kanalin sicilian kanë shpëtuar më shumë se 2000 emigrantë. Autoritet italiane i druhen një fluski të madh emigrantësh, çfarë nënkupton ato 40 mijë sirianë që aktualisht ndodhen në Greqi, në pritje të një sistemimi më të mirë, (në kuadër të marëveshjes BE - Turqi), për të cilën do të flitet sot dhe nesër në Bruksel. Disa prej tyre mund te kthehen në Turqi, por ende nuk dihet sa. Një numër të caktuar mund të marrë dhe Italia. Brukseli po shikon me shqetësim dhe fatin e 14 mijë refugjatëve që ndodhen në një fshat të vogël, në kufi mes greqisë dhe maqedonisë, Idomeni.

Që nga fillimi i marsit, në Europë, përmes detit kanë hyrë rreth 20 mijë refugjatë, ndërsa gjatë gjithë muajit Shkurt kanë hyrë 60 mijë. Në mars të vitit 2015 u rregjistruan rreth 10 mijë. Zv.drejtori i agjencisë europianë për sigurinë e kufinjve Frontex Berndt Korner, tha se brigjet lindore greke mund të përfshihen në fluks kalimi. Qeveria shqiptare e ajo italiane po bashkëpunon ngushtë për të rritur kontrollet. Shqipëria po ashtu po punon më agjencinë e OKBsë për refugjatët që të evidentojë vendet e mundshme të strehimit për emigrantët në Kakavijë dhe Kapshticë, gjithsej tre qendra ku policia shqiptare ka instaluar pika kontrolli dhe skanera për ti marrë shenjat e gishtërinjve refugjatëve, proçedurë e zakonshme kusht i traktatit të Dublinit për ata që kërkojnë azil.

Analistët thonë se numri i refugjatëve sirianë që mund të shkojnë në Itali, nga Shqipëria, nuk do të jetë i lartë, kjo për shkak të relievit malor pak apo aspak të banuar dhe ligjit antiskaf që ka në fuqi Shqipëria që në kohën e Berishës. Emigrantët mund të përdorin dy pika kryesore për të mbërritur në Itali, ato të Puglia-s, dhe Sicilia-s e Lampeduza-s, ndryshe e quajtur si 'vija e mesdheut', frekuentimi i së cilës mund të rritet në Pranverë dhe Verë.

Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, së bashku me një grup ekspertësh nga institucioni, inspektuan sot terrenin, në rast të një fluksi të mundshëm migrator drejt shqipërisë, në zonën kufitare të Kakavijës dhe Gjirokastër. "Përgjigja e shtetit tonë ndaj krizës së migracionit dhe çështjeve të sigurisë duhet të mos cenojnë standardet e të drejtave të njeriut - tha Totozhani i cili kërkoi nga qeveria - të na vërë në dispozicion planin konkret për këtë situatë".

Të hënën, AOM (Organizata e Ombudsmanëve të Mesdheut) miratoi dhe një rezulutë të veçantë për trajtimin e krizës së emigrantëve.

Avokati thotë se është shumë e rëndësishme që qytetarët të kultivojnë vlerat humane në këtë rast, dhe vë në dukje "domosdoshmërinë e shkëmbimit të informacionit mes shoqërisë civile dhe Avokatit të Popullit për situatën në terren". Zyra rajonale e institucionit, do të funksionojë me një shërbim të pandërprerë në zonat kufitare, nëse do të përballemi me një fluks migrator, siguroi ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet