Faturohesh për një kafe dhe paguan tre

Denoncimi i qytetarit në facebook: këtu është ''infektuar shum keq nga semundja e grabitjes''

TIRANE - Është sofistikuar vjedhja me kupona tatimorë nëpër lokale. Tani qytetarët paguajnë për kafet e porositura dhe marrin faturat vetëm për një. Pjesa tjetër shitet në të zi. Një qytetar denoncon një faturë që i ka ardhur në tavolinë, e cila nuk përkon me numrin e kafeve të porositura atje. "Biznesi pret kuponin un porosis 3 kafe 1 uji dhe ai me sjell vetem kuponin per nje kafe po 2 kafe te tjera dhe 1 uji ku jan" shkruan qytetari në fb - Mendjen vetem te vjedhin e kan dhe jo per gje por e ka fain shteti pastaj se i fut ne burg - Per mendimin tim ky vend e ka te veshtir te eci perpara sepse esht infektuar shum keq nga semundja e grabitjes."

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet