Festat e fundvitit, emigrantët kthehen në atdhe, fluks në pikat kufitare

Për shkak të festave të fundvitit pikat kufitare detare dhe tokësore janë pushtuar nga fluksi i emigrantëve. Gjatë 24 orëve janë shënuar 15 mijë hyrje vetëm në pikat kufitare me Greqinë. Ndërsa në pikat kufitare detare u shënuar mbi 3 mijë hyrje vetëm nga Italia. Vigjilja e Krishtlindjes shënoi nisjen e fluksit të emigrantëve nga toka e deti. Pika kufitare e Kapshticës ka qenë më e mbipopulluara, duke krijuar edhe radhë të gjata. Fluksi është i lartë dhe pasgjerët thonë se në portet italiane janë përballur me vonesa disa orëshe. Nisja e fluksit të kthimit ka bërë që kompanitë e lundrimit të shtojnë numrin e trageteve duke e cuar në 6 brenda ditës.

Kapshticë

Shtetas shqiptarë në hyrje 7296

Shtetas shqiptarë në dalje 3059

Shtetas të huaj në hyrje 788

Shtetas shqiptar në dalje 408

Fluks i ngjashëm edhe në Kakavijë, ku gjithëashtu nuk raportohet për radhë.

Kakavijë

Shtetas shqiptarë në hyrje 7042

Shtetas shqiptarë në dalje 3213

Shtetas të huaj në hyrje 947

Shtetas shqiptar në dalje 606

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet