Festat e fundvitit, tregtarët ankohen se nuk ka blerje, qytetarët: çmime të larta

Në traditën shqiptare festat e fundvitit karakterizohen edhe nga shpenzimet e shumta për produktet ushqimore. Por në çdo vit qytetarët shprehen se ky zakon po vjen në rënie për shkak edhe të pamundësisë ekonomike. Këtë vit tregtarët shprehen se ka një rënie të theksuar të blerjeve krahasuar me vitet e tjera. Ndërsa qytetarët shprehen se kjo vjen jo vetëm për shkak të ekonomisë por është një zakon që sa vjen e po zbehet, pasi shumë rrallë tashmë familjet blenë produkte ushqimore me shumicë në rastet e festave të fundvitit. Ndërkohë bashkia e Tiranës, po monitoron 15 tregjet në qytet nëpërmjet inspektorëve, për të shmangur çdo përpjekje për të ngritur çmimet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet