Fier, gati shpërthimi me eksploziv pranë lumit Gjanica

Një ndërtesë tjetër pranë lumit Gjanica do të shembet sot në Fier. Godina 5 katëshe kishte funksionin e një hoteli. Ajo do të shembet në orën 12 me një shperthim të kontrolluar. Tashmë në këtë objekt janë hapur 400 vrima dhe do të përdoret 6 kg tritol. IKMT ka lajmëuar qytetarët që të shmangin lëvizjet në këtë zonë pasi shpërthimi do të bëhet në orën 12:00. Përgjatë lumit Gjanica po bëhet shembja e të gjitha ndërtesave në kuadër të planit të ri urbanstik. Në total për tu prishur janë 24 objekte, me 33 pronarë ndërsa 17 prej tyre do të përfitojnë dëmshpërblim që shkon në vlerën e rreth 4 miliardë lekëve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet