Filloi shkolla, 44 terrene të reja sportive, tekste falas dhe transport për banorët larg. Viti i 'Jo Dhunës' !

Nikolla: ''Nuk do të lejojmë askënd të ushtrojë dhunë në shkollë, sepse për ne, të drejtat e fëmijeve për të jetuar të lirë, të lumtur e të pacënuar nga çdol

TIRANE - Sot është dita e parë e shkollës për 488 938 nxënës. Ndërsa 58 032 është numri i nxënësve në arsimin parashkollor.Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, në arsimin bazë janë regjistruar 319 066 nxënës, në arsimin e mesëm me kohë të plotë 108.636 nxënës ndërsa në arsimin e mesëm me kohë të pjesshme 3,204 nxënës. Janë gjithsej 18 shkolla të reja të përfunduara dhe tashmë të vëna në shfrytëzim për vitin e ri shkollor. Janë rikonstruktuar 44 shkolla dhe këto të përfunduara e tashmë në dispozicion për këtë vit shkollor. Gjithashtu janë ndërtuar 44 terrene sportive që do të garantojnë zhvillimin cilësor të orës së edukimit fizik, si dhe orët e sportit në kuadër të programeve të Shkollës Qendër Komunitare. Këtë vit shkollor gjithashtu garantohet transporti për 32.000 nxënës që kanë vendbanimin mbi 2 km nga shkolla si dhe transportin e 12.000 mësuesve që punojnë mbi 5 Km nga vendbanimi/qendra e përhershme e punës në shkollë. Për herë të parë këtë vit shkollor 76 mijë nxënës do të mësojnë me tekste të reja të klasës së parë dhe të gjashtë, botime të emrave të mëdhenj si “Oxford”, “Cambridge” dhe “Pearson”, është shtuar dhe numri i familjeve që përfitojnë tekste falas, edhe për ato familje me tre e më shumë fëmijë. Ministrja e arsimit Lindita Nikolla, dje tha se “sporti në shkollë do të jetë një përmasë e re reale e edukimit fizik e shëndetsor në të gjithë sistemin tonë arsimor” ndërsa duke folur për klasat dixhitale “20 klasa inteligjente në shkollën dixhitale do të mirëpresin 16 mijë gjimnazistë të klasave të X-ta. Ky vit shkollor do të jetë viti i “Jo dhunës në Shkollë”. Plani ynë i veprimit është i qartë. Nuk do të lejojmë askënd të ushtrojë dhunë në shkollë, sepse për ne, të drejtat e fëmijeve për të jetuar të lirë, të lumtur e të pacënuar nga çdol loj forme dhune është e drejtë themeltare dhe e panegociueshme, ndaj nuk do të tolerojmë askënd. Mësuese e mësues niseni ditën e parë me urimin më të bukur për nxënësit tuaj për të mos e kursyer atë në çdo orë mësimi” tha Nikolla.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

3 Komentet

  1. veriori  e Hënë 14 Shtator, 2015

    tash po e shofim transportin tuj ne per banoret larg

  2. bilal ahmeti  e Hënë 14 Shtator, 2015

    nuk gjetet karar me keto tekste

  3. eva  e Hënë 14 Shtator, 2015

    urime nxenesve !!!