Fillojnë protestat kundër importit të plehrave, të enjten para parlamentit

Aleanca kundër importit të plehrave dhe përfaqësues të shoqërisë Civile protestuan kundër rikthimit të ligjit për importin e mbetjeve urbane. Protesta nisi para Piramidës dhe më pas u zhvendos para dyerve të Partisë socialiste. Edhe pse nismëtarët e draftit kanë deklaruar se ligji parashikon importin e mbetejve të riciklueshme, protestuesit ngritën dyshime se në Shqipëri mund të vijnë mbetje të rrezikshme. Qytetarët do të protestojnë dhe të enjten përpara parlamentit ku pritet të miratohet projektligji i importit të mbetjeve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet