Artan Lame, Drejtor i ALUIZNI

ALUIZNI, fillon pastrimi i administratës
Lame, po kërkojmë burime të reja njerëzore

Sytë drejt katër viteve të ardhshme. ALUIZNI do të reformohet. Drejtori i përgjithshëm i agjencisë së legalizimit dhe urbanizimit, Artan Lame deklaroi se do të fillojë pastrimi i administratës me "burime të reja njerëzore sa më të specializuara" dhe "me vullnet për punë". Pa pronësi të qartë nuk ka investim të sigurtë. ALUIZNI do t’i nënshtrohet një ristrukturimi ligjor, strukturor dhe territorial me qëllim që të bëhet e mundur përshtatja e struturës me sfidat e reja të katër vjeçarit dhe të korrigjohen një sërë problematikash që janë vënë re gjatë këtij mandati. "Prej sot i deklaroj të hapura dyert e institucionit për çdo specialist të sektorit, që do të dëshironte të aplikonte për t’u bërë pjesë e radhëve tona. Këtij proçesi konkurimi do t’i nënshtrohet e gjithë struktura ekzistuese"tha Lama. Datat, proçedurat dhe kërkesat specifike, do të bëhen publike ditët në vijim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet