Përmes protestave fillon prishja e banesave tek Unaza e re

Fillon puna për çmontimin e shtëpive dhe bizneseve tek Unaza e Re. Fadromat kanë filluar punën, ndërsa u është ndërprerë energjia elektrike banorëve dhe sinjalistika rrugore. Protesta e tyre ka hyrë në ditën e katërmbëdhjetë por nuk ka gjasa se atyre do tu jepet një vend tjetër për të jetuar, megjithë kërkesat e vazhdueshme ndaj Bashkisë së Tiranës. Në ndihmë të banorëve dolën këto ditë dhe forcat opozitare në vend. Protestat u zhvendosën dhe para dyerve të Bashkisë së Tiranës, ky qytetarët morën në duar përveç flamujve shqiptarë dhe ato amerikanë. Në protesta pati dhe incidente të lehta me forcat e rendit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet