THIRRJE PËR STABILITET! Mogherini, Hahn, djegia e mandateve minon integrimin në BE

Ka filluar protesta e opozitës para parlamentit. Pak më parë Ambasada amerikane bëri thirrje për refuzimin e dhunës. Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, në një deklaratë të përbashkët me eurokomisinerin Johannes Hahn, thonë se "djegia e mandateve nga ana e opozitës minon procesin demokratik dhe vë në rrezik të ardhmen integruese të Shqipërisë".

Më herët dhe raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenteain tha se: "Anëtarët e parlamentit zgjidhen për të përfaqësuar votuesit e tyre në parlament, kjo duhet të jetë e qartë për këdo, por kjo nuk është e re, të gjithë e dinë që ky është opinioni im, edhe i Eduart Kukanit nga EPP, dhe nga dy parti të mëdha në Europë...nëse Shqipëria nuk ka një parlament funksional apo nëse opozita nuk do të kontribuojë, prandaj po mendoj se do të ndikojë dhe mund vetëm të shpresoj , që kushdo ta kuptojë, s’duhet të habiten nëse negociatat shtyhen sërish."

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet