Sekretari i përgjithshëm i NATOS, Jens Stoltenberg

Financime për bazën ajrore ushtarake në Kuçovë. NATO plan investimi 51 milionë Euro

NATO ka në plan të investojë 51 milionë euro për të modernizuar bazën ajrore të Kuçovës në Shqipëri. Paratë do të shkojnë drejt përmirësimit të infrastrukturës në bazë, përfshirë edhe depot e karburantit. Ky financim është pjesë e Programit të Investimit të Sigurisë së NATOs që mbulon projekte kryesore ndërtuese në vendet aleate me qëllim përmirësimin e sigurisë në hapësirën e NATOs. Ky program është pjesë e financimit të përbashkët të NATOs në të cilin kontribuojnë të 29 vendet anëtare. Zëdhënësi i NATOs Piers Cazalet në një prononcim për Agjencinë telegrafike shqiptare nënvizoi rolin e vendit tonë për rritjen e sigurisë dhe promovimin e bashkëpunimit në të gjithë Ballkanin perëndimor. Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATOn për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për polic-imin ajror; si dhe trajnime dhe stërvitje të Aleancës. Kuçova do të shërbejë gjithashtu edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe investimi i NATOs në Shqipëri do të sjellë një standard të ri për Forcat e Armatosura dhe investime për zonën e Kuçovës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet