Firma e parkimit gjobiste deri në 4500 lekë të reja. Revoltat e qytetarëve

Bllokohet aktiviteti i firmës së parkimit në qytetin e Vlorës. Rreth 1 muaj pas nisjes së proçedurave të parkimit me lekë në rrugët kryesore të zonës bregdetare, Drejtoria e Tatimeve në Vlorë, pezulloi punën e TISPARK. Shkak janë bërë ankesat e shumta të qytetarëve të cilat janë gjobitur nga kjo firmë, duke bërë rolin e policisë bashkiake. Prej ditës së enjte, pronarët e automjeteve kanë gjetur në xhamat e makinave të tyre fletë gjobash, që shkonin deri në 4500 lekë të rinj.

Kjo kompani nisi punën rreth 1 muaj më parë, duke marrë shumëm e caktuar për parkim, sipas vendit dhe orareve. Ndërkohë pa asnjë paralajmërim ka filluar penalizimi me anë të gjobave. Menjëherë ka pasur reagime civile të shumë qytetarëve të Vlorës, të cilët kanë bërë thirrje që gjobat të mos paguhen.

Në krah të tyre ka dalë edhe drejtoresha e tatimeve të qytetit, Pranvera Resulaj. Ajo deklaroi se është bërë bllokimi i biletave të gjithë kompanisë dhe verifikimi i gjobave. Resulaj u bëri gjithashtu thirrje qytetarëve të mos paguajnë gjobat e vendosura.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet