Fitorja e avokatëve: nuk do të paguajnë TVSHnë
Gjykata e lartë rrëzon aktin e qeverisë

Gjykata e lartë rrëzon vendimin e pjesshëm të qeverisë, sipas të cilit ata do të paguanin TVSH për çfarëdo faturati. Kolegji administrativ ka vendosur që pagesa do të bëhet vetëm nga ata që kanë xhiron vjetore nga 5 milionë Lekë, e sipër. Rrëzimi i pjesshëm i aktit normativ nënligjor VKM nr.953, datë 29.12.2014 "Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014, "Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë", u bë pas padisë në gjykatën e lartë, nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, kundër Këshillit të Ministrave. Me vendimin e vjetër, çdo avokat pavarësisht xhiros vjetore ka qenë i detyruar të paguajë TVSHnë, raporton Monitor. Por a do të përfshijë të gjitha profesionet e lira? Nëse jo, ky vendim do të ishte diskriminues.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet