Flet eksperti: 300 mijë armë në duart e popullsisë

Eksperti Marcus Bleinroth jep një shifër alarmante përsa i përket armëve që ndodhen në duart e popullsisë. Nisma për çarmatosjen e popullsisë pritet të mbarojë deri në vitin 2024. Bleinroth, tha se në dorë të civilëve mund të jenë rreth 300 mijë armë. “Kemi të dhëna që këto armë trafikohen në vendet e BE dhe në vendet ku ka konflikt si p.sh. në Siri. Kudo ku ka treg për ato. Ambicia jonë është ta ndalojmë trafikun dhe përhapjen e armëve, të rrisim sigurinë në Shqipëri dhe vendet e tjera partnere të Ballkanit Perëndimo me BE”, thotë eksperti Marcus Bleinroth. Sipas tij sfida e kësaj nisme është siguria në kufi. Kufijtë në Shqipëri nuk janë krejt të sigurt. Trafiku vazhdon. "Nuk kemi informacion të saktë sesa armë trafikohen, sepse kapacitetet teknike nuk janë të shtrira kudo. Situata është e tillë edhe në vende të tjera të rajonit. Sfida tjetër është zbatimi i ligjit. Trafikantët duhet të përballen me drejtësinë, të dënohen për aktet e tyre kriminale. Sfida tjetër, ndofta më e vështira, është ndryshimi i kulturës për armën në vendet e Ballkanit Perëndimor. Për fat të keq armët janë pjesë e kulturës në rajon. Është mentaliteti, që arma i shton krenarinë burrit ballkanas. Por ka edhe një arësye tjetër: për t’u ndjerë të sigurt dhe të vetëmbrojtur”, tha eksperti.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet