Flet gruaja e Shukriut: do të jem në krah të tij deri në fund të jetës

Gruaja e Shukri Xhelilit ka folur për herë të parë publikisht pas videos së bashkëshortit të saj. Ajo është shpehur se për të nuk ka qënë e lehtë të përballonte gjithë këtë histori, por është e bindur se gjithçka është një inskenim politik, për ti marrë të shoqit bashkinë e Dibrës. Pas kësaj që ndodhi, Tefta Xhelili shprehet se familja e saj do të jetë më e fortë edhe më solide, ndërsa sqaron se do të jetë në krahë të Shukriut deri në fund të jetës. Ajo tregon gjithashtu se i shoqi i ka kërkuar ndjesë me mënyrën e tij pas publikimit të kësaj videoje. Tefta Xhelili nuk e përmend në asnjë moment vajzën 20 vjeçare, e cila u bë protagonise e ngjarjes. Gjatë këtyre ditëve ajo nuk është paraqitur në punë pasi ka pritur e përcjellë miq të familjes, të cilët i kanë qëndruar afër Shukriut.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet