Flet studentja: pas sulmit, Garda më tërhoqi zvarrë

Në një intervistë për një emision televiziv, Mirela Ruko, studentja që hodhi salcë mbi Ministren Nikolla tregoi se çfarë ndodhi menjëherë pas këtij akti. Ajo çka Mirela e mban mend mirë ishte dhuna e ushtruar ndaj saj në ato momente. Studentja tregoi se punonjës të Gardës së Republikës e tërhoqën zvarrë menjëherë pas veprimit që bëri. Më pas Mirelën e shoqëruan për në qeli ku qëndroi për disa orë. Ajo që ndodhi nuk ishte një shpërthim emocional apo një teke e momentit. Ky veprim ishte i mirëplanifikuar dhe kishte ditë që pritej të ndodhte. Studentja tha se veprimi ka të bëjë me vuajtjet që Ministria e Arsimit ka shkaktuar tek studentët me ligjin e ri për Arsimin, i cili cënon studentët. 5 vite burg është masa që mund të merret kundrejt studentes për aktin e bërë ndaj Ministres Nikolla. Në fund të prononcimit, Mirela Ruko nuk harroi të përmend faktin se ajo dhe shokët e saj pjesë e organizatës, kanë bindje të majta por të ndryshme me të majtën që është aktualisht në pushtet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet