Fluks trafiku në aksin rrugor Shkodër- Lezhë

Drejtoria e Policisë, seksioni i Qarkullimit Rrugor kërkon vëmendje maksimale në aksin Lezhë-Shkodër dhe anasjelltas. Sipas kësaj drejtorie policie, mësohet se, ky aks ka një ngarkesë të lartë në qarkullimin e mjeteve dhe kjo për shkak të fluksit të mbërritjeve nga Kosova dhe Mali i Zi. Aksi rrugor Shkodër- Lezhë, është me një ngarkesë të lartë. Rekomandohet eliminimi i parakalimeve të gabuara, si dhe ulja e shpejtësisë. Shkaku i ngarkesës është ardhja e trageteve në Durrës, si dhe fluksi i mjeteve nga Mali i Zi dhe Kosova”, njofton Policia Rrugore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet