
Policia rrit kontrollet në kufi
Janë forcuar masat e sigurisë në Shqipëri. Policia kërkon dhe ndihmën e qytetarëve, për të denoncuar në numrat 112 dhe 129 çdo rast të dyshimtë. Blutë kanë rritur bashkëpunimin me Intelligence dhe Prokurorinë. Janë forcuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, dhe rritur vëzhgimet për personat që konsiderohet me rrezik. “Paralelisht strukturat e Antiterrorit po punojnë intensivisht në terren për mbajtjen nën kontroll të personave me risk, me prirje radikale por edhe lidhjet e tyre”, shkruan njoftim Policia e shtetit.
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet