Freedom House publikon raportin e lirisë, ja vendi që zë Shqipëria

Freedom House thekson se parimet demokratike në botë janë dobësuar: në analizë u morën dy kritere kryesore, integriteti i zgjedhjeve dhe të drejtat e emigruesve. Organizata mori në analizë të dhënat e 195 vendevenë botë. Janë 44% e tyre që radhiten në mesin e vendeve të lira, 30% janë me liri të pjesshme dhe 26% në mesin e vendeve jo të lira. Në raport theksohet se 68 vende kanë shënuar rënie në fushën e të drejtave politike dhe lirive qytetare, ndërsa vetëm 50 syresh kanë shënuar ngritje. Nga vendet e Ballkanit, vetëm Kroacia është në mesin e vendeve të lira, ndërsa Shqipëria dhe Kosova radhiten në mesin e vendeve pjesërisht të lira, së bashku me Maqedoninë, Bosnje e Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Nga 50 vendet e radhitura në kategorinë jo të lira, 13 syresh janë në gjendjen më të keqe si Siria, Sudani Jugor, Eritrea, Turkmenistani, Koreja e Veriut, Guinea Ekuatoriale, Arabia Saudite, Somalia, Sudani, Taxhikistani, Uzbekistani, Republika e Afrikës Qendrore dhe Libia.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet