Freedom House: shoqëria shqiptare po zgjohet

Si vjet ashtu dhe sivjet, Shqipëria ka të njëjtën renditje në shkallën e demokracisë, sipas raportit të Freedom House. Gjithsej janë 4,14 pikë, të njëjtat me vitin e kaluar. Elementët që merren në konsideratë janë, proçesi zgjedhor, shoqëria civile, mediat e pavarura, qeverisja demokratike lokale, kuadri juridik dhe pavarësisa e drejtësisë së bashku me shkallën e korrupsionit. Kosova ka patur një përparim të lehtë, se bashku me Malin e zi. Sipas Freedom House, problemi është i rrënjosur thellë në ekonominë e dobët të vendit, papunësinë e të rinjve dhe korrupsionin. Zgjedhjet parlamentare më 18 Qershor do të jenë një test i rëndësishëm për proçesin e dekriminalizimit. Mediat është përballur me presione të forta politike, ndërsa shoqëria civile shqiptare ndërkohë po përjeton një rizgjim, këtë e tregojnë lëvizjet qytetare, aktivistët, aktivteti në rrjetet sociale, shoqatat e biznesit, inciaitivat ad hoc dhe njerëz të thjeshtë u bënë më aktivë e të zëshëm për probleme të ndryshme sociale, ekonomike dhe politike, sipas raportit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet