Frikë nga Vetingu? Llalla tërhiqet, heq dorë nga posti i ri

Ish prokurori Adriatik Llalla ka hequr dorë nga mundësia për të qenë gjyqtar pranë GJykatës së Apelit. Ai ka dorëzuar pranë organeve të Vetingut kërkesën për të mos përfituar nga kjo e drejtë që i jep ligji. Ish-prokurori pasi të kalonte fazën e vetingut kishte avantazhin për tu emëruar gjyqtar apeli, pasi këtë avantazh ia jep posti i prokurorit, që mbajti për 5 vite. Por Lalla ka vendosur papritur që të largohet nga sistemi i drejtësisë, duke hedhur poshtë mundësinë për të qenë gjykatës pranës apelit. Sipas tij, arsyeja e këtij vendimi është personale dhe ka të bëjë me angazhime të tjera në jetën profesionale. Rreth dy muaj më parë Adriatik Llalla dorëzoi postin e Prokurorit të përgjithshëm për shkak të përfundimit të mandatit 5-vjeçar. Nuk dihet ende nëse këtij të fundit do ti ndërpritet proçesi i vetingut që për të ka nisur një vit më parë. Do të vendosë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nëse ish prokurori do ti shpëtojë vetingut apo jo.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet