Gati modeli i rregjistrimit të adresës për individin dhe bizneset

Grupi ndërinstitucional i punës për projektin e “Ndërtimit të regjistrit kombëtar të adresave”, drejtuar nga Zv/ministri i Punëve të Brendshme Stefan Çipa miratoi modelin e adresës për individin (brenda dhe jashtë vendit) dhe të biznesit, model i cili reflekton dhe ndryshimet nga reforma territoriale-administrative. Zv/ministri Çipa në bashkëpunim me përfaqësues të institucioneve të tjera përgjegjëse u shpreh se projekti do të kalojë në fazat duke respektuar afatet kohore. Ministria e Punëve të Brendshme ka përfunduar fazën e parë të projektit si dhe ka nisur ndryshimet e nevojshme në paketën aktuale ligjore që do të dërgohen për mendim së shpejti. Ndër çështjet që u ra dakord në takimin e grupit ndërinstitucional të punës për mbarëvajtjen e projektit ishte vënia në dispozicion në një kohë sa më të shkurtër të informacionit të plotë e të përditësuar, pas mbylljes së fazës së parë, në veçanti ortofotot 2015 dhe kufijtë administrativë të njësive të qeverisjes vendore dhe administrative. Më pas, projekti “identifikimi dhe popullimi i adresës për çdo shtetas (derë më derë) në terren” do të vijojë me përgatitjen e propozimeve të nevojshme për përmirësim në paketën nënligjore dhe udhëzuese të rregullave të punës për aktorët e përfshirë në këtë proces.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet