Genoveva Ruiz Calavera

Genoveva Ruiz Calavera: Vettingu ka filluar të funksionojë

Pastrimi i drejtësisë shqiptare apo ndryshe proçesi i vettingut do të nisë muajin Shtator. Zgjedhjet 2017 dhe vlerësimi i të gjitha rreziqeve që mund të sjellë proçesi i vettingut kanë ndikuar disi në ecurinë e tij. "Ligji për vettingun u dha një afat të qartë kohor të gjithë anëtarëve të gjyqsorit, që të paraqesin një informacion paraprak, mbi pasuritë dhe trashëgimitë e tyre. Para se të skadonte afati disa gjykatës prokurorë dhe këshilltarë ligjorë zgjodhën të jepnin dorëheqjen. Në njëfarë mënyre kjo do të thotë se vettingu tanimë ka filluar të sjellë rrezultate, para fillimit të tij të pritshëm", tha Genoveva Ruiz Calavera, drejtuesja e këtij operacioni, në një intervistë më Deutsche Welle. Proçesi i vettingut bazohet mbi tre shtylla kryesore: e shkuara, pasuritë dhe vlerësimi i pasurive profesionale. Detyra e ONM është vlerësimi i kontrollit që do të bëhet, në mënyrë që sistemi i drejtësisë të pastrohet njëherë e përgjithmonë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. nikollaq.  e Enjte 20 Korrik, 2017

    jemi shum te interesuar per zhviklimet e vrtingut. por duet vullnet te pa anshem se keta gjugjetar dhe prokuror ikan pir gkakun ketij pooulli bashk me di sa kryetar bashkije dhe disa nen punesa ish fare e dhjesht un kam 20. vjet ne pun jasht shtetit po them se kam mar 2.000 mi ero ne muaj qe bejn 480.000 mi por un kam paguar qira e shpis kam ngren kam paguar drita uj por ndonje kafe me shok dhe miq por telefoni pir le vizjet lar e posht por ibeni esap ju se nua nuk me del kur seketa kanber otele lokale resorante kan bler toka fabrika etjera etjera se kuptojm sika mundesi prandaj jukutemi te zbatoet ligji per te gjith i lloj respekt.