Gjermania ndryshon proçedurat për azil. Rregulla të reja

Zyra për emigrancionin në Berlin ka nxjerrë një urdhër të brendshëm sipas të cilit vendi pezullon Rregulloren e Dublinit për azilantët

BERLIN - Zyra gjermane për emigracion dhe refugjatë (Bamf), ka shpërndarë një urdhër të brendshëm sipas të cilit, Rregullorja e Dublinit do të pezullohet për azilkërkuesit sirianë. Sipas rregullores së dublinit, një azilkërkues nuk mund të bëjë kërkesë për azil në më shumë se një vend anëtar i BE dhe parashikonte që kërkesën do t'a shqyrtonte vetëm vendi ku azilkërkuesi kishte hyrë në Union. Për këtë Europa ka adoptuar dhe sistemin Eurodac, një arkiv i përbashkët me shenjat dixhitale të azilkërkuesve që përdoret nga policia për të kontrolluar nëse është bërë më shumë se një kërkesë për azil. Sipas rregullave të reja të 21 Gushtit, që janë shpërndarë, Gjermania është i vetmi vend përgjegjës për azilin. Do të pezullohen dhe proçedurat për ata që kanë kërkuar azil dhe që nuk kanë hyrë brenda BE nëpërmjet Gjermanisë, por kanë bërë kërkesë për azil në vend. Ndërmjet muajve Janar dhe Korrik 2015, Gjermania ka rregjistruar 44.417 kërkesa për azil të shtetasve sirianë që prej 2011. Deri në fund të këtij viti, sipas autoriteteve, vendi mund të presë 800 mijë azilantë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet