Gjoba hoteleve që përdorin bombolat e gazit pa kushte

Inspektoriati shteëror teknik ka filluar kontrollet në terren për cilësinë e bombolave. Kjo ka ndodhur pas ngjarjeve të ditëve të fundit, ku si pasojë e shpërthimit të bombolave ka patur dhe viktima. ISHTI ka vendosur 50 gjoba gjatë muajit Korrik. Kontrollorët kanë dashur të sigurohen për kushtet e përdorimit të bombolave, sidomos nëpër hotele dhe restorante, por pa lënë pas dhe subjektet që merren me tregtimin e gazit. Aktivitetet e gjobitura e ushtrojnë profesionin e tyre sidomos në, Himarë, Dhërmi, Borsh, Llogara ku janë gjobitur rreth 7 subjekte.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet