Gjonaj kalon në skanim administratën e burgjeve, pas skandalit në Lushnjë

Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj foli sot para mediave për një rast në Lushnje ku Drejtori i burgut në bashkëpunim me kartelistin dhe dy punonjës kishin liruar Lulzim Cakan, i dënuar më 25 vjet heqje lirie. Lirimi i tij ishte bërë kundër rregullave me 4 muaj e 22 ditë më herët. Si rezultat i shkeljeve të evidentuara, në orët e para të mëngjesit Shërbimi i kontrollit të brendshëm të burgjeve kreu arrestimin në flagrancë të: Judmir Shurdhi me detyrë Drejtor i IEVP-Lushnjë. Llazar Mino, me detyrë kartelist pranë IEVP Lushnjë. “Ata akuzohen se kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Falsifikim të dokumenteve”. Materialet i janë referuar menjëherë Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Elbasan. Po gjithashtu kam urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm të dy punonjësve të përfshirë në këtë ngjarje", theksoi Gjonaj. “Në ditët që pasojnë do të realizoj një proces rivlerësimi për të gjithë trupën drejtuese të burgjeve dhe shefave të policisë si dhe ndërmarrjen e një procesi të ri për rekrutimin e kandidatëve profesionistë dhe me integritet, në pozicione drejtuese, detajet e së cilës do ti bëj shumë shpejt të ditura”, përfundoi deklaratën e saj, ministrja Gjonaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet