Avokati i Rexhep Rrajas kërkon lirimin nga burgu: ''nëna e tij është në momentet e fundit të jetës''

Djali i deputetit Rrahman Rraja do të qëndrojë në burg dhe pse avokati i tij kishte kërkuar lirimin nga paraburgimi, me kërkesë të vetë të Rexhep Rrajas. Nuk ka vepër penale, mbështeti pala mbrojtëse para gjykatësve të Apelit, duke treguar foton ku Rexhepi dhe e dashura e tij dalin nga hotel Boçi duke u puthur. "Presioni politik çoi në arrestimin e Rrajas në 30 shtator, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në 23 korrik. Keni pamjet kur dalin nga hoteli të përqafuar, arrestimi është i paligjshëm. Nëna e klientit tim është në momentet e fundit të jetës, ndërsa babai i tij ka pësuar aksident. Për shkak të këtyre rrethanave kërkojmë zbutjen e masës së sigurisë", replikoi avokati. Trupi gjykues vendosi të mos e ndryshojë masën e sigurisë. Kërkesa e Rrajës për liri në Apel ishte dorëzuar më 8 Tetor, ndërsa hetimet për këtë dosje janë ende të hapura nga prokurorja Mirela Kapo. Rexhep Rraja u arrestua me 30 shtator 2018. Ai akuzohet për përndjekjen e ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet