Gjykata vendos për Spiro Kreran

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë caktoi masën e arrestit me burg për ish-ministrin Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera dhe ish-punonjësin e ministrisë, Artevis Menen. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit te Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera (të qeverisë së Partisë Demokratike) pasi dëgjoi pretendimet e palës mbrojtëse dhe të akuzës përfaqësuar nga prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi masën arrest me burg për Spiro Ksera dhe ish-punonjësin e ministrisë, Artevis Menen. Avokati Genc Gjokutaj deklaroi se masa e sigurisë për klientin e tij është e padrejtë, pasi ai nuk është person që paraqet rrezikshmëri. Gjokutaj tha për mediat se “ky vendim i Gjykatës së Tiranës do të apelohet. Ndërkohë, masa “detyrim paraqitjeje” u caktua për Pranvera Lilën dhe Elda Kozajn”. Ish-ministri i Partisë Demokratike, Spiro Ksera dhe disa prej ish-vartësve të tij të arrestuar u paraqitën sot në orën 13:00 në Gjykatën e Tiranës për t’u njohur me akuzat që Prokuroria ka ngritur ndaj tyre. Sipas Prokurorisë, ka dyshime serioze se ish-ministri ka kryer veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” nëpërmjet procedurave fiktive për organizimin e disa aktiviteteve social-kulturore gjatë vitit 2013.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet