Dosja ''Hajdari'' shkon në gjykatë, gjyqtarët që do ta gjykojnë

Apeli vendos të rihapë dosjen "Hajdari". Ish truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia kishte depozituar kërkesën për rigjykim, që pritet të nisë në Gjykatën e shkallës së parë në Tiranë. Avokati i Haxhisë, Bashkim Nikolla pat thënë se do të kërkonte lirimin e klientit të tij, dhe ballafaqimin e dëshmisë së tij dhe atë të ish kryeministrit Sali Berisha. Gjatë seancës më 11 mars në Gjykatën e Apelit, Haxhia dhe avokati i tij ripërsëritën kërkesën se duan të gjykohen nga gjyqtarë që kanë kaluar vettingun. Haxhia është dënuar me 25 vjet burg në mungesë për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”. Sipas vendimit të gjykatës të datës 29.04.2002, hetimet kanë zbuluar se shtetasi Izet Haxhiaj, ka qenë një prej autorëve të ngjarjes së ndodhur në shtator të vitit 1998, kur pranë ish-selisë qendrore të Partisë Demokratike në Tiranë u vra deputeti Azem Hajdari.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet