Gjyqi për kokainën në Gjermani, ja si rekrutoheshin hajdutët nga Shqipëria

Një nga proçeset më të rëndësishme në historinë e drejtësisë gjermane, lidhet me trafikun e drogës dhe po ndodh në Gjermani. Ka të ngjarë që ky të jetë gjyqi më i madh i kokainës në vend. Banda e kapur e shqiptarëve akuzohet për tregti të palejuar me lëndë narkotike, por policia ka arrestuar vetëm bosat e nivelit të mesëm në vend. Policia zbuloi krimin në vitin 2017, kohë kur u zbulua kokaina brenda në kutitë e bananeve, që ishin nëpër supermarkete të Bavarisë së Ulët. Kokaina kishte hyrë në kutitë e bananeve në Ekuador dhe prej andej dërgohej në adresë të një kompanie me seli në Gjermani. Prej këtu fillonte puna e hajdutëve, që vidhnin kutitë e bananeve nëpër supermarkete. Bandat e vjedhësve vinin enkas nga Shqipëria. Gjatë periudhës së survejimit të depove, Enti Bavarez i Kriminalistikës kishte regjistruar gjithsej tetë vjedhje në depo staxhionimi në Bavari, Hessen, Nordrajn-Vestfali dhe në landin e Zarës. Videot e përgjimit tregojnë se disa nga vjedhësit kishin qenë të armatosur. Mbrojtjen e të akuzuarve e ka marrë përsipër avokati Hubertus Werner. Ai tha se proçesi do ta tregojë se sa të qëndrueshme janë provat dhe se pret që proçesi të jetë i gjatë dhe i komplikuar. “Mendoj se, nisur nga numri i madh i të akuzuarve dhe avokatëve, do të jetë e vështirë të sqarohet e gjithë çështja”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet