Gjyqtarët e Vlorës kërkojnë drejtësi për atentatin ndaj Konomit

Ditën e djeshmë, gjyqtarët e Vlorës u bashkuan në tubimin e familjarëve të kolegut të tyre të vrarë 5 vite më parë, Skerdilajd Konomit. Në vendin ku shpërtheu makina e tij, ata kërkuan që drejtësia të zbardhë sa më shpejt krimin. Pasi vendosën lule në kujtim të Konomit, ata i bën thirrje drejtësisë, duke u shprehur se është absurde që kjo ngjarje deri më tani nuk ka asnjë autor. Sipas kreut të gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, hetimet për këtë ngjarje nuk janë zhvilluar siç duhet, ndërsa shpreson se me ngritjen e Byrosë kombëtare të hetimit vrasja do të zbardhet. Gjyqtari Skerdilajd Konomi u ekzekutua me anë të një shpërthimi të telekomanduar teksa po shkonte punë. Arsyet e atentatit mendohet të jenë konflikti për pronat e familjes ose për shkak të detyrës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet