Gjyqtarët që shkurtuan vendimin ndaj Dajtit nuk kanë kaluar proçesin e vetingut

Vrau efektivat e policisë dhe Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin, i cili përfitoi 25 vite burg nga burgimi i përjetshëm që i ishte dhënë më parë. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, rrëzoi dënimin me burgim të përjetshëm të Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e katër efektivëve të policisë në vitin 2009 pranë plazhit “Iliria” në Durrës.

Efektivët Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari mbetën të vrarë në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009, kur efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dajtin i cili ishte në kërkim, i dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.

Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj tha se vendimi i dhënë nga gjyqtarët Fuat Vjerdha, Skender Damini, Petrit Aliaj, Lindita Hoxha, Aleks Nikolla, që të gjithë ende pa kaluar proçesin e vetingut, është kundër kundërshtim me standartin e proçesit penal, dhe krijon precedent të rrezikshëm në dhënien e lirisë së elementëve kriminal të rrezikshëm.

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj tha dje se pesë gjyqtarët që morën vendimin do të përballen me ligjin. Flët për atë çfarë mund të kenë kaluar familjarët kur u njohën më këtë vendim kriminal të dhënë nga gjyqtarë që "meritojnë të shkojnë pas hekurave". Ai e quan "atentat ndaj drejtësisë" vendimin dhe "të çmendur pas parave të krimit" gjyqtarët dhe paralajmëron operacionin "forca e ligjit" i cili do të adresojë me gjithë forcën e së drejtës atentatin që iu bë katër efektivavë të policisë të rënë në krye të detyrës.

Author
Hermes News

Redaksia

Lajme të ngjashme

Aktualitet

Moti sot? Shi e vranësira

e Hënë 11 Shkurt, 2019

Shkruaj një koment

0 Komentet