Gjyqtari Aliaj skanohet nga policia, hetohet vila trekatëshe e gruas së tij

Policia e Tiranës ka nisur një hetim në lidhje me pasurinë e gjyqtarit Arjan Aliaj, i cili pezulloi nga detyra ish drejtorin e policisë, Haki Çakon dhe dy zyrtarë të lartë të policisë. Hetimi ka nisur pas deklarimeve të pasurisë që ka bërë gjyqtari, si dhe nga denoncimi i disa qytetarëve. Objekt verifikimi është bërë vila trekatëshe, në pronësi të Adriana Aliajt, bashkëshortes së Arjan Aliajt. Kjo ndërtesë ndodhet në rrugën ‘Sami Frashëri’.

Antikrimi ekonomik ka nisur prej ditësh një hetim për veprat penale, ‘pastrim parash’, fshehje të ardhurash’, ‘evazion fiskal’, ‘mosdeklarim pasurie’ dhe ‘korrupsion’. Dyshimet më të mëdha të policisë, janë në lidhje me banesën e gjyqtarit Aliaj, kalimi i pronësisë të së cilës është bërë me një çmim të ulët, vetëm prej 1 milionë lekësh të rinj.

Kjo banesë në fillim ka qënë në pronësi të vëllait të tij, më pas ka kaluar në pronësi të motrës dhe në fund në pronësi të gruas së tij. Bashkëshorta e gjyqtarit, Adriana Aliaj, ka deklaruar se shtëpinë e ka me kontratë dhurimi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet