Gjyqtarja Andrea largohet nga porti i Durrësit 14 orë përpara vendimit, dyshohet për rrjedhje informacioni

Gjyqtarja e gjykatës së lartë, Majlinda Andrea, tashmë e pezulluar nga detyra me vendim gjykate, rezulton të jetë larguar nga Shqipëria 14 orë përpara se të jepej masa e sigurisë. Ajo është larguar nga porti i Durrësit, së bashku me të shoqin, Odhise Andrea, për të cilin gjykata kishte vendosur masën e sigurisë ‘arrest em burg’. Burime pranë policisë, thanë se familja Andrea është larguar nga porti në orën 2 të mesnatës. Burime nga grupi hetimor flasin për dekonspirim. Sipas tyre ka pasur rrjedhje informacioni, por nuk dihet ende nëse ka dalë nga Gjykata e lartë apo nga ndonjë oficer i Forcave operacionale që ka mbajtur nën vëzhgim prej afro një muaji çiftin.

Gjyqtarja Andrea u pezullua nga gjykata, pasi dyshohet se ka përfituar një shumë prej 50 mijë eurosh, në këmbim të një vendimi, për një proces gjyqësor, për pronësisë e 40 ha tokë në zonën e Butrintit në Sarandë. Gjithashtu kjo gjykatë caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për Ilia Çabirin, Eleni Linon si dhe për ndërmjetësin Petraq Dashi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet