Goditën forcat e rendit, shoqërohen në polici 8 shtetas

Policia e Tiranës, pas protestës së zhvilluar nga opozita ditën e martën, njofton se ka proceduar në gjendje të lirë 8 shtetas, ndaj të cilëve rëndojnë dy akuza “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.

“Pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës së djeshme, ku u ça me forcë kordoni i Policisë dhe u goditën me sende të forta punonjësit, Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 8 shtetas për veprat penale “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”, njofton policia.

“U proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit: A.Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë; E.Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë; Gj.L., 44 vjeç, banues në Laç; P.L., 62 vjeç, banues në Mamurras;A.P., 25 vjeç, banues në Tiranë;F.D., 50 vjeç, banues në Tiranë;B.B., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë; O.G., 22 vjeç, banues në Tiranë”, sqaron policia.

Procedimi penal ndaj tyre nisi pasi në rrugën “George W.Bush”, në hyrje të Parlamentit kanë shtyrë e çarë me forcë kordonin e Policisë në shërbim, duke i goditur me sende te forta.

Janë identifikuar dhe po punohet gjithashtu për kapjen e 12 personave të tjerë, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e policisë. Gjatë protestës së djeshme janë lënduar 2 punonjës policie, si dhe kanë marrë mjekim nga gazi lotsjellës 8 shtetas.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet