Grabitja e bankës në Vlorë, autorët morën 100 milion lekë

Grabitësit e kamufluar si ushtarakë kanë arritur të përvetësojnë një shumë prej rreth 100 milion lekë të vjetra, pranë bankës së nivelit të dytë në Vlorë. Sipas inventarit të mbajtur nga auditi i bankës, dyshohet se autorët kanë mundur të marrin një sasi prej 6 milion lekë të reja dhe 33.695 euro. Pas kësaj ngjarje të rëndë ende nuk ka persona të ndaluar si të dyshuar. Ndërkohë në bashkëpunim me Prokurorinë po hetohet për të sqaruar edhe rolin e shërbimit të sigurisë private, që ka nënshkruar kontratë për sigurinë e kësaj banke. Dyshohet se pas vjedhjes, autorët janë larguar me një automjet, tip ‘Benz 250’, i cili u gjet i braktisur në rrugën ‘Lef Sallata’. Nga veprimet e kryera për automjetin, rezulton se është vjedhur në datën 10 korrik, në lagjen ‘Rilindja’ Vlorë, pranë rrugës Transballkanike.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet