Gripi i shpendëve, edhe Shqipëria në rrezik

Shfaqja e rasteve të gripit të shpendëve në Europë, ka bërë që frika të përhapet kudo. Ministria e Bujqësisë mblodhi industrialistët e rritjes së pulave në vend në një takim të posaçëm për marrjen e masave ndaj gripit të shpendëve që është shfaqur së fundmi. Zv.Ministri Roni Telegrafi tha se vendi ynë është i rrezikuar për shkak të shpendëve shtegtarë, prandaj duhen marrë masa urgjente për parandalimin e virusit dhe përhapjes së tij. Megjithse është bllokuar importi i shpendëve sërisht jemi të rrezikuar. Ndërsa Drejtori i Shërbimit Veterinar, Edi Fero, iu drejtua fermerëve me kërkesën për të garantuar biosigurinë.Nga ana e tyre sipërmarrësit garantuan angazhimin maksimal që në asnjë rast të mos cenohet konsumatori. Mendohet se vëndi me i prekur deri tani nga ky lloj gripi, është Gjermania.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet