Minushe Shehu

Rasti ekstrem i dhunës familjare: e reja me 3 fëmijë ngujohet në shtëpi. Avokati akuzon gjyqtarin dhe kërkon ndihmën e Policisë

"Apel urgjent para se të kemi "Firdesin" e radhës nga dhuna në familje. Dhunuesi më i madh i vajzës 29 vjeçare nga Vlora dhe 3 fëmijëve të saj të mitur është gjyqtari Arqile Basho!", bën thirrje në statusin e tij Avokati i njohur shqiptar, Idajet Beqiri.

Rasti i radhes, ashtu si shume gra dhe vajza te tjera, por qe ndryshe nga ato gra dhe vajza Minushe Shehu ka vendosur te mos heshte. Vajza 29 vjeçare eshte nga Vlora, e diplomuar ne Itali, per Psikologji. Ka tre femije përkatësisht të moshës 5 vjeç, 3 vjeç dhe 6 muajshe. "Si pasojë e dhunës së ish bashkëjetuesit të saj, me diferenca të mëdha në arsimim, në moshë dhe në konceptet për jetën, tashmë u ngujua me të tre fëmijët e saj", shkruan Beqiri.

"Kërkoi ndihmën e shtetit duke bërë plotë 4 kallëzime penale për dhunën verbale dhe fizike të ushtruar ndaj saj prej këtij ish bashkëjetuesit, mori tre urdhëra të menjëhershëm të mbrojtjes, por nuk u mor kurrë në mbrojtje dhe dhuna përsëritet e përsëritet! Më së fundi, pas kallëzimit të fundit penal që i mori Komisariati i Policisë në Vlorë, vetëm pasi bëri xhiron e botës një video e hedhur prej saj në shumë portale, në Gjykatën e Vlorës, përmes një vendimmarrje që është shumë pak të thuash kriminale, gjyqtari Arqile Basho, jo vetëm që nuk e merr në mbrojtje viktimën dhe fëmijët e saj, por përkundrazi, mori haptazi në mbrojtje dhunuesin", shkruan Beqiri.

Vajza është pa të ardhura financiare, për shkak se babai nuk paguan për fëmijët. Avokati i saj i bën apel Policisë së Shtetit për ti ardhur në ndihmë vajzës e cila është e angazhuar në luftën kundër dhunës në familje. Shoqëria shqiptare, dhe opinioni publik nuk do një rast tjetër si ajo e gjyqtares Fildez Hafizi, e cila u vra nga ish bashkëshorti.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet