Nuk heq niqabin në aeroport. Deportohet sërisht drejt tunizisë

Një grua daneze është deportuar për në Tunizi pasi ka refuzuar të heqë mbulesën e fytyrës në aerportin e brukselit, ka thënë një zyrtar belg. Theo Francken, Sekretari i Shtetit për Azilin dhe Emigracionin në Belgjikë, në rrjetin social Twitter, ka deklaruar se “gruaja është dërguar sërisht në Tunizi pasi policët e emigracionit nuk arritën ta identifikonin atë”.

Niqabi mbulonte gjithë pjesën e fytyrës duke lënë jashtë vetëm sytë. Belgjika e ka të ndaluar niqabin dhe burkën që prej vitit 2011 nëpër vendet publike. “Një qytetare daneze e cila vinte nga Tunizia ka refuzuar të heqë niqabin në kontrollin tonë kufitar. Policia nuk ka arritur ta identifikojë atë, prandaj ajo është deportuar sërisht drejt vendit ku erdhi”, shkruan në Twitter zyrtari belg.

Në një tjetër postim në rrjetin Twitter, ai shton se “kam lajmëruar kolegun tim danez Inger Stojbert në lidhje me këtë incident me shtetasen daneze në kufirin tonë Schengen. Pasi policët tanë të kufirit i kërkuan dokumentin e identifikimit dhe më pas heqjen e burkës për ta identifikuar, gruaja ka refuzuar të kryejë verifikimin. Policët refuzuan ta lejojnë të hyjë në zonën Schengen. Pa asnjë akses identifikimi, nuk ka të drejtë të hyjë në tokën tonë”. Gruaja e paidentifikuar është deportuar menjëherë më pas në Tunizi.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet