Grupe refugjatësh pranë territorit shqiptar, Rama: s'mund të hapim portat, do të ishte kurth

Mëngjesin e së premtes 5 autobuzë me refugjatë, katër prej të cilëve me shtetas sirianë dhe njëri me shtetas afganë, u vendosën në kampin e Filipiadhës në Janinë, 123 km nga kufiri shqiptar, i cili mund të strehojë 700 persona. Autoritetet greke bënë me dije se do të zhvendosin grupe të tjera refugjatësh në veri të vendit. Njëri prej këtyre kampeve është në zonën e Pogonit, 25 km nga pika kufitare e Kakavijës me Shqipërinë. Në këtë strehë pritet të mbërrijnë rreth 200 refugjatë, aq sa është edhe kapaciteti i godinës, që më parë ka shërbyer si konvikt nxënësish. Ndërsa, kampi i tretë po ngrihet në pistën e ish-aeroportit ushtarak të Janinës. Autoritete greke zhvendosën një javë më parë 162 refugjatë sirianë nga Pireu në qytezën e Konicës, pranë kufirit me Shqipërinë. Refugjatët u shprehën për mediat shqiptrae, se kërkonin ta përdornin Shqipërinë si vend transit për të kaluar drejt Gjermanisë. Ndërkohë Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten, se Shqipëria është gati të marrë pjesën e saj sa i takon çështjes së refugjatëve por nuk mund të hapë portat dhe të ngecë në kurthin e trefikantëve të qënieve njerëzore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet