Hapen rrugët kryesore të vendit, disa akse ende të bllokuara

Bien ngricat dhe hapen rrugët. Shoferët mund të lëvizin pa probleme. Në disa akse rrugore ka ende prezencë ngricash, dhe kompanitë e mirëmbajtjes po punojnë për të shpërndarë kripën dhe për të hapur rrugët, ende të bllokuara. Në jug të vendit qarkullimi kryhet me zinxhirë. Bëhet fjalë për rrugën: Boboshticë-Dardhë. Ndërsa në veri qarkullimi bëhet me zinxhirë vetëm në: Zalldardhe-Reç-Draj Reç, kryqëzim Domaj-Draj Reç, ura e Cerenecit-Steblevë, 20 km e fundit të aksit dhe Trebisht-Doganë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet