Hapen rrugët në jug të vendit, policia: ulni shpejtësinë

TIRANE - Rrugët në jug të Shqipërisë janë të hapura dhe qarkullimi bëhet pa zinxhirë, sidomos në akset kryesore të vendit. Në rajonin verior, gjatë natës nuk ka pasur reshje. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve. Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhirë janë: Domaj-Draj Reç, Ura e Cerenecit-Stebleve, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë-Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Trebisht-Doganë. Në akset e tjera qarkullimi është normal. Në akset e tjera nuk ka probleme me qarkullimin e makinave, dhe pse policia rrugore sugjeron gjithmone. Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri dhe kanë bërë që në orët e para të mëngjesit shpërndarjen e kripës në akse, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet