Hapet aksi Levan-Tepelenë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nga mëngjesi i sotëm është bërë i mundur kalimi i mjeteve në aksin Levan – Tepelenë përmes bypass-it të krijuar në zonën e rrëshqitjes së ndodhur në afërsi te Poçemit.

Me këtë rast, duke falënderuar përdoruesit e këtij aksi për mirëkuptimin e treguar, ARRSH informon se byjpass-i i ndërtuar për të evituar shkarjen e rrezikshme në zonën e Poçemit është një rrugë me shtresë stabilizanti me dy kalime, me sinjalistikë dhe mbrojtje me barrierë.

Kalimi në këtë rrugë përgjatë bypass-it do të bëhet me shpejtësi të kufizuar deri në 20 km/orë dhe nën monitorimin e policisë rrugore.

Ndërkaq, ARRSH dhe kompania kontraktore po punon për eleminimin e rrëshqitjes dhe rikthimin e qarkullimit normal në këtë aks. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet