Hapi i radhës i prokurorës, largohen prokurorët e komanduar nga Llalla

Kryeprokurorja Marku ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm në organin e akuzës. Ajo ka vendosur të ndërpresë të gjitha komandimet në Tiranë dhe në rrethe që kishte marrë më parë ish-prokurori Adristik Llalla. Nuk bëhet fjalë për largime nga puna por vetëm ndëpreje të komandimeve që do të thotë të gjithë komandimet qe kish bërë Llalla do të ndalohen dhe secili do të rikthehet në postet që ka mbajtur. Deri më tani ajo ka ndërprerë komandimet për 6 drejtues ndërsa pritet që në ditët në vijim të rikthehen në postet e ëparshme edhe 24 drejtues. Nga ana tjetër po verifikojnë ngarkesën e rretheve, për të vendosur dhe rishpërndarjen e prokurorëve.Ndërkohë një tjetër vendi i marrë nga kryeprokurorja ishte ngritja e Drejtorisë së Inspektimit e cila do të merret me verifikimin e dosjeve të prokurorëve dhe gjuqtarëve nëse janë marrë vendimet e duhura për çështjet e shqytruara apo jo.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet