Ndërmarrja pa asnjë kusht: helmohen punonjeset, ndër ta dhe një grua shtatzanë

13 rrobaqepëse që punonin në një fasoneri në Durrës, janë helmuar gjatë orëve që ndodheshin brenda në ndërmarrje. Dhjetë prej tyre kishin shfaqur simptoma helmimi dhe kishin kërkuar ndihmën e parë në spital, ndërsa tre prej tyre erdhën më pas dhe morën mjekim. Ato kanë patur të vjella dhe u ka rënë të fikët gjatë orëve të punës. Mes punonjëseve dhe një grua shtatzënë. Pak orë pas ngjarjes policia raportoi se numri i të helmuarave kishte shkuar në 16. Rrobaqepsia ndodhej në afërsi të mbikalimit të Fllakës. Shkak i këtij helmimi ishte rrjedhja e gazit në tubin e aspirimit. Inspektorët e mjedisit kanë zbarkuar në ndërmarrje dhe kanë pezulluar aktivitetin e firmës fason. Ndërrmarrja nuk i plotësontë kushtet higjenike për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet