Hiqen komisionet e gjobave për shoferët, tani vendos polici

Shoferët nuk do të kalojnë më në komision për të marrë masat ndëshkimore për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor. Tashmë do të jetë polici ai që vendosë për çdo masë ndëshkimore. Deri më tani polici kishte të drejtën të vendoste gjobën deri në shumën 5 mijë lekë të reja ose ta dërgote shoferin në komision. Komisioni kishte të drejtë të vendoste gjobën deri në 20 mijë lekë të reja dhe periudhën e pezullimit të patentës. Tani për këto vendos polici që konstaton shkelje. Gjobat nuk do të jenë më me fletë, por gjithçka do të jetë online. Ministria e brendshme ka parashikuar gjithashtu vendosjen e radarëve Brenda vitit në të gjitha rrugët ku ndodhin më shumë aksidente. Të githa këo risi pritet të konkretizohen në fillim të vitit të ardhshëm.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet