Histori shqiptare/ 30 vjet në dyert e gjykatave për çështje pronësie

Rreth 14000 dosje në Gjykatën Administrative të Apelit janë në pritje për të gjetur një zgjidhje. Një ndër to është edhe çështja e Muhamed Mullait, i cili ka më shumë se katër vite që endet në dyert e kësaj gjykate. Ai sqaron se prej afro 30 vitesh pret nga gjykatat një vendim përfundimtar për çështjen e tij të pronësisë.

"Ka katër vite që ka ardhur dosja këtu, tani është viti i pestë dhe akoma nuk është bërë gjë, këtu na thonë që nuk ka gjyqtarë, apo që akoma po zhvillohen çështje të vitit 2015, ndërsa ne jemi dosje e vitit 2018. Ti je 2018. Pastaj vijojnë me justifikime të tjera të tipit, tani këto 6 raste, jo tani nuk vjen avokati i tij, jo njëherë ndërrohen gjyqtaëet , dy herë janë ndërruar gjyqtarët muajin e kaluar, tani më kanë lënë me datë 20 tetor".

Por kjo nuk është dosja e vetme për të cilën Mullai pret një vendim. Ai thekson se që prej dy vitesh pret që të marrë pensionin që sipas ti ai meriton. Gjykata Administrative e Apelit ka aktualisht 9 gjyqtarë, ku secili ka rreth 1200 çështje për të shqyrtuar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet